Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Song of Solomon 4

:
Albanian - AL1
1 Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Si pëllumba sytë e tu për nën vellon tënde, flokët e tu si tufë dhish, shpatit Gileadit,
2 dhëmbët e tu si tufë delesh qethura, gjitha dalë nga larja, mbarsur me binjakë, se asnjëra s'mbet pa pjellë.
3 Porsi fije kuqe janë buzët e tua e joshëse goja jote. Porsi thelë shege janë mollëzat e tua për nën vellon tënde.
4 Qafa jote, si kulla e Davidit, ndërtuar me shtresa, ku varen një mijë shqyte me tërë mburojat e burrave trimoshë.
5 Dy gjinjtë e tu si dy kaproj binjakë drenushës, kullotës ndër lilakë.
6 Pa pushuar era e ditës e para se zhduken hijet, do shkoj mbi malin e mirrës e mbi kodrën e temjanit.
7 Krejt e bukur je, o mikja ime, e asnjë metë ti s'ke.
8 Me mua, o nuse, me mua nga Libani eja, zbrit nga maja e Amanasë, nga majat e Senirit e Hermonit, nga strofujt e luanëve, nga malet e leopardëve.
9 Ti ma vodhe zemrën, motërza ime, nuse, ti ma vodhe zemrën veç me një shikim, veç me njërin varg gushores sate.
10 Sa këndshme janë ato dhelet e tua, o motërza ime, nuse! dehëse se vera janë dhelet e tua. mermë vajrat e tu mbi gjitha erëzat.
11 Buzët e tua si hoje pikojnë, o nuse, nën gjuhë mjaltë ke e qumësht, porsi erë Libani era e petkut tënd.
12 Kopsht i ndryrë je ti, o motërza ime, nuse, kopsht i ndryrë je ti e gurrë e vulosur.
13 Njomëzat e tua janë kopsht shegësh me fryte zgjedhura, me këna e nard,
14 me nard e shafran, shavar e kanellë, me çdo bimë temjani, mirre, aloeje e me tëra kryeerëzat.
15 Burimi i kopshtit, gurra e ujit gjallë rrjedh nga Libani!
16 Ngrihu, o murrlan, eja ti, o jugë, fryni kopshtin tim, t'i përhapen erëzat e brenda kopshtit vet vijë i shtrenjti im e t'i hajë ai frytet mira.